Austri, policia mbron vendimin për të gjobitur qytetarin për “lëshim ajri” provokativ

0

Një burrë në Vienë është gjobitur €500 për një lëshim të zhurmshëm ajri para policisë, në një vendim që tashmë policia e kryeqytetit austriak po përpiqet të mbrojë me çdo argument.

E përditshmja Österreich raportonte se incidenti ndodhi më 5 qershor kur shkelësi u gjobit për shkelje të normave morale publike.

Policia e qytetit shkruante në një koment se “sigurisht askush nuk denoncohet se aksidentalisht i shpëton një”.

Por ata shtuan se njeriu po sillej në mënyrë provokuese dhe jo-bashkëpunuese me oficerët, para incidentit.

Ai ishte ngritur nga një stol në park, shikoi nga oficerët dhe “lëshoi një ajër të zhurmshëm intestinal me vullnet të plotë”, shkruante policia në raport.

Artikulli i mëparshëmSKANDALI/ 4 muaj pa marrë pagat, gazetarja e TV Klan denoncon Aleksandër Frangajn
Artikulli i radhësUkrainë/ Shtrohet në spital zonja e parë rezultoi pozitive me koronavirus