Katari po përgatitet për zhvillimin e Kupës së Botës 2022.
Stadiumet e reja po marrin formën përfundimtare për të qenë gati të mirëpresin kompeticionin kaq shumë të rëndësishëm.
“Education City”, stadium pranë Dohas, që është i treti më i madhi ndër arenat që do të mirëpresë Kampionatin Botëror është ndërtuar i gjithi dhe tashmë është gati. Me nofkën “Diamanti në shkretëtirë” ky impiant pret deri në 45,350 spektatorë.
Ky stadium është i treti që është përfunduar deri tani pas “Khalifa International Stadium” dhe “Al Janoub Stadium”. Arena e re është projektuar me arkitekturë arabe dhe do reflektojë dritën e diellit.
Fasada e stadiumit ka forma të disa trupave gjeografikë të cilat do ndryshojnë ngjyrën kur mbi to të bie dielli.