Dhjetra milionë euro do të shpenzohen nga Bashkia për të rikonstruktuar piramidën, një objekt krejt pa vlerë që në memorien e shqiptarëve është qivuri i diktatorit. Ndërsa gjejnë para për të rikonstruktuar këtë gërdallë, Bashkia nuk gjeti mundësinë për të rikonstrtuar Teatrin Kombëtar.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Në mbledhjen e mbajtur pak ditë më parë janë miratuar të paktën 23 vendime ku katër prej tyre lidhen me ndërtime kompleksesh. Bëhet fjalë për një projekt në Kakome, një në Dhërmi dhe një tjetër në Hamallaj….
Po kështu është miratuar leja për Piramidën e cila do të ndryshojë funksion dhe për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka kërkuar që të bëjë rikonstruksion. Konkretisht: “Leje Ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni Piramidës së Tiranës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Bashkinë Tiranë.”