Shqiptarët ndalohen në portin e Barit me… trupin e pajetë të të afërmit në bagazh

0

Policia italiane e Barit ka mbetur e çuditur kur në bagazhin e automjetit të dy shqiptarëve nga Kosova, ka gjetur trupin e pajetë të një të afërmit të tyre.

Siç raportojnë mediat italiane, makina me trupin e pajetë u ndalua në portin e Barit ndërsa po imbarkohej në tragetin e linjës së Shqipërisë.

Pas verifikimeve rezultoi se dy shqiptarët nga Kosova po përpiqeshin ta transportonin të afërmin e tyre në vendin e origjinës, ku edhe do të varrosej.

Nga të dhënat paraprake, u bë me dije se viktima kishte gjetur vdekjen për shkaqe natyrale, gjë që u konfirmua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore. Trupi ishte mbështjellë me një çarçaf dhe ishte futur brenda një kutie në bagazhin e makinës.

E gjitha kjo mendohet të jetë bërë për të shmangur procedurat doganore, të cilat në të tilla raste kushtojnë mijëra euro.

Artikulli i mëparshëmAksident i frikshëm, shikoni si përplasen 3 makina (VIDEO)
Artikulli i radhësDorëzohet Borussia Dortmund, talenti anglez drejt rikthimit në Premier League