Tetë kampionate të fituar në tetë sezone radhazi dhe është vetëm 24 vjeç! Ky është rekordi i pabesueshëm i Kingslej Koman, anësori francez që dje fitoi titullin e tij të pestë radhazi në Bundesligë me Bajernin e Mynihut.
Që kur Koman firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, në kampionatet kombëtarë ka patur vetëm gëzime: në palmaresin e tij janë dhe dy tituj kampionë me PSG dhe Serie A me Juven.
Koman e fitoi titullin e tij të parë në Ligue 1 kur në stol ishte Karlo Ançeloti, ndonëse me fanellën e Paris Sën Zhërmenit atë sezon luajti vetëm tre minuta. Sezonin pasardhës dy prezenca në fushë për një total prej 36 minutash dhe vjen titulli i dytë në moshën 18-vjeçare.
Më pas kaloi me parametër zero në Torino ku fitoi Serie A dhe sezonin tjetër kaloi në Bundesligë ku po fiton trofe me Bajernin e Mynihut. Në total, në palmaresin e tij janë 17 trofe, 2 tituj të Ligue 1, një Superkupë e Francës, një Kupë e Ligës në Francë, një Serie A, një Kupë Italie, një Superkupë e Italisë, 5 Bundesliga, 2 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa të Gjermanisë.
Dhe nuk është mbyllur këtu, duke qenë se Bajerni në këtë edicion është në luftë për Kupën e Gjermanisë dhe Champions League.