Nafta/ Zhvillimet kryesore në tregjet globale. Bursa për datën 17 Qershor 2020

0

Prodhuesit e mëdhenj të naftës shkurtuan ndjeshëm prodhimin në maj, treguan të dhënat të Mërkurën, si pjesë e një përpjekje të përbashkët për të ngritur çmimet që kishin rënë në mënyrë dramatike, pas pandemisë globale të koronavirusit.

Në raportin e fundit mujor nga Organizata e Vendeve eksportuese të Naftës, të dhënat treguan se 13 vendet anëtare të kartelit zvogëluan prodhimin me 6.2 milion fuçi në ditë (bpd) muajin e kaluar.

Lexo edhe: Çfarë do të thotë të fluturosh sot në qiejt e Evropës?! Zbuloni detajet e reja që COVID i ka imponuar linjave ajrore

Në prill, OPEC dhe aleatët kryesorë të tillë si Rusia – të grupuar së bashku nën flamurin më të gjerë OPEC + ishin zotuar të shkurtojnë prodhimin me 9.7 milion bpd nga 1 maji deri në fund të qershorit.

Në një takim të mëtejshëm në fillim të këtij muaji, vendet prodhuese të naftës ranë dakord të zgjasin ato shkurtime deri në korrik.

Vetë OPEC nuk publikon zyrtarisht shifrat e sakta të rezultateve në buletinet e rregullta mujore, por përkundrazi citon të dhëna të përpiluara nga të ashtuquajturat burime dytësore.

Dhe sipas atyre statistikave, prodhuesi më I madh i OPEC, Arabia Saudite mbarti barrën e shkurtimeve, duke ulur prodhimin e saj me 3.16 milion fuçi në ditë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kufizuan prodhimin me 1.364 milion bpd dhe Kuvajti e zvogëloi me 921,000 bpd.

Aksioni i përbashkët u vlerësua i domosdoshëm pasi çmimet e naftës ranë si pasojë e rënies së kërkesës pasi vendet në botë vendosën bllokime të rrepta për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Të dy standardet e SH.B.A.-së, West Texas Intermediate (WTI) dhe Brent për Evropë, rranë në nivelet më të ulëta historike në prill, me Brent që u ul deri në 15 dollarë dhe WTI i cili për herë të parë preku çmime negative.

Në raportin e tij të fundit mujor, OPEC vlerësoi se 10 shtete jo anëtare kishin, nga ana e tyre, gjithashtu uljen e prodhimit me 2.95 milion fuç naftë gjatë muajit maj, duke sjellë vëllimin e përgjithshëm të shkurtimeve në 9.2 milion bpd.

Karteli vuri në dukje “nivelin e lartë të konformitetit” ndaj uljeve vullnetare të prodhimit nga anëtarët e saj dhe vendet aleate të prodhimit të naftës, të cilat, përveç Rusisë, përfshijnë Azerbajxhanin, Kazakistanin, Meksikën dhe Omanin.

Të mërkurën, nafta Brent po u tregtua me pak më shumë se 40 dollarë për fuçi.

Bursa për datën 17 Qershor 2020 u mbyll si mëposhtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

  • Brent është shprehur në $/bbl
ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA374.75+ 9.00
DIESEL345.75+ 4.75
BRENT40.33+ 0.24

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmEMRAT/ Ngjarje e rëndë, vritet një person
Artikulli i radhësKryeministri Boris Johnson përfshihet në një aksident me makinë