Një tjetër humbje jete në Spitalin Infektiv.
Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid-19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, tha Ministria e Shëndetësisë.
Aktualisht në vendin tonë numri i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 39.