Tirana rikthehet te suksesi, tre gola për të thyer Vllazninë në klasike! Partizani mposht me vështirësi Flamurtarin

0
Tiran

Tirana lë pas dështimin në Durrës dhe rikthehet te fitorja që në sfidën e mëpashme, atë që u luajt pak çaste më parë në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë fituar në klasiken me Vllazninë me rezultatin 3-0, në një ndeshje që prodhoi emocione por edhe polemika.

Kjo sepse Vllaznia pretendoi një penallti në minutën e 25-të pas një prekjeje të dukshme të topit me dorë nga ana e Bathës, por Jorgji vijoi lojën.

25′ Penalltia e pretenduar nga Vllaznia

Ndërkohë Tirana ndëshkon menjëherë shkodranët pas këtij episodi, duke realizuar dy gola në 4 minuta me Torasën dhe Ngo. Gjithsesi dalja me karton të kuq e Hoxhallarit në fund të pjesës së parë u duk se do të zhbalanconte ekipin e Egobosë.

31′ Torasa 1-0

35’Ngo 2-0

Por Vllaznia ishte e pafuqishme për të përfituar nga superioriteti numerik dhe Tirana realizoi edhe golin e tretë me brazilianin Kale, që vulosi suksesin bardheblu dhe ngjit kryeqytetasit në kuotën e 62 pikëve duke rikthyer epërsinë prej 9 pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që gjithsesi sfidën e tij për javën e 29-të do ta zhvillojë nesër në transfertën e vështirë të Laçit.

63′ Kale 3-0

Fiton me vuajtje Partizani në Vlorë ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria. Të kuqtë, mbase të hiponituzar nga goleada kundër Luftëtarit, ia dalin të thyejnë kuqezinjtë me vetëm një gol diferencë.

36′ Bitri 0-1

38′ Souza 1-1

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, kur golit të Bitrit iu përgjigj shumë shpejt Souza. Kryeqytetasit pritën deri në minutën e 67-të për të shënuar golin e fitores me Jurgen Bardhin, gol që e ngjit Partizanin në kuotën e 44 pikëve dhe e afron me zonën e Kupave të Europës.

67′ Bardhi 1-2

Artikulli i mëparshëmMediat serbe: 18 pikat e marrëveshjes në tavolinën e Trump, Serbia njeh Kosovën dhe hyn në BE. Kosova fiton 7 mld euro dhe nuk humbet territor
Artikulli i radhësANALIZA: Pse Suedia s’po e arrin dot imunitetin e tufës?