Lorenc Trashi firmos me klubin më të titulluar të Kuvajtit

0

Klubi “Partizani” njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit.

Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen.

Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt.

Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë jashtë vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club, klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.

“FK Partizani dëshiron të falënderojë Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanellën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re”, shkruan klubi i kuq në njoftimin e tij.

Artikulli i mëparshëmI përjetshëm në pushtet? Putin bën gati ndryshimet kushtetuese
Artikulli i radhësKalon 9 milionët numri i personave të prekur nga Covid-19 në botë