Hetimi për ekzekutimin e Hekuran Billës ka çuar në pranga Viktor Markun, vëllain e Prel Markut të vrarë në Angli disa vite më parë.
Por për avokatin e Markut, Ilir Murati, prokuroria nuk ka paraqitur asnjë urdhër-ndalimi për klientin e tij.
‘Nuk kemi konstatuar asnjë urdhër-ndalimi nga prokuroria në lidhje me Viktor Markun’, është shprehur Ilir Murati.
Sipas avokatit të tij mbrojtës, vendimi është i paligjshëm, dhe nuk mund të bëhen arrestime pa pasur prova të arsyeshme.
Sipas avokatit, klienti i tij nuk ka pasur precedentë të mëparshëm, dhe nuk ka pasur rrezik për t’u larguar jashtë vendit.
Sipas avokatit, nga sistemi TIMS rezulton se Marku ndodhej në Mal të Zi që prej muajit janar.
‘Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, shko kapni autorët e vërtetë’, është shprehur Marku gjatë seancës, ku dukej mjaft i qetë në pritje të vendimit.
Sa i takon nipit të Markut, Sepastian Mali, avokati tha se ai është një student i shkëlqyer i Juridikut.
Ashtu sikurse raportuam më herët, Viktor Marku është árrestuar në Mal të Zi falë bashkëpunimit mes Pòlicisë së Shtetit dhe pòlicisë malazeze. Pasi policia ndoqi lëvizjet e Viktor Markut, më pas njoftoi homologët malazezë të cilët kanë kryer árrestimin.
Sipas bluve, Marku është vënë në pranga në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër. Ndërkohë, Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin Markun strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.