Akuzohet nga Haga për 100 vrasje, Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Amerikës

0

Akuzohet për 100 vrasje, presidenti Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Amerikës. Lajmin e bëri të ditur i dërguari i posaçem, Richard Grenell.  Thaçi ka njoftuar Richard Grenell se nuk do të shkojë në takimin e 27-qershorit, atëherë kur nisin bisedimet Kosovë-Serbi. Presidenti i Kosovës ka anuluar fluturimin dhe ende nuk ka dhënë reagim lidhur me akuzat për 100 vrasjet.

“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Uashington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti, i riu i plagosur i shtrirë në rrugë
Artikulli i radhësE habitshme/ Brenda 24 orëve, koronavirusi “futet dhe del” nga burgu grek