Është konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus në Durrës.
Mësohet se ka dalë pozitiv një punonjës i laboratorit të Drejtorisë së Shëndetit Publik.
Menjëherë pas kësaj i gjithë personeli i laboratorit ka dalë jashtë dhe po kryhet dezinfektimi i ndërtesës. Ndërkohë, pritet të shpallet karantina për personelin e Shëndetit Publik, të cilët kanë bërë mbledhjen e tamponëve në Durrës.