Ngjarje e rëndë në Zvicër, një 56 vjeçar nga Kosova vret nusen 24 vjeçare të djalit

0

Një krim shumë i rëndë në familje, ta tronditur të shtunën, qytetin Pratteln të Kantonit Baselland, në Zvicër. Një 56-vjeçar nga Kosova ka vrarë nusen 24-vjeçare të djalit të tij.

Ai jetonte në një banesë me djalin 27-vjeçar, nusen e djalit dhe nipin 4-vjeçar. Më pas familja e re ishte zhvendosur në një banesë afër prindërve, ndërsa gjyshja vazhdonte të kujdesej për nipin.

Është e paqartë se përse ai e ka vrarë nusen e re. Ndërsa dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur gjatë një përleshje pasi 56-vjeçari kishte plagë në dorë.

Nuk përjashtohet mundësia që konflikti të jetë thelluar pasi djali i autorit kishte planifikuar pak kohë më parë divorcin dhe kishte marrë një avokat fshehtazi.

Artikulli i mëparshëmFondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD model për rajonin
Artikulli i radhësJeni të sigurtë që dini gjithçka për familjen Kardashian? Ja kush janë Krista, Kourtni dhe Kara