Çdo kush nga ne është përgjegjës për lumturinë e vet, por disa gjëra mund të na ndihmojnë të ndjekim rrugëtimin më të shëndetshëm drejt jetëve që do duam të jetojmë.
DASHI
Për të arritur lumturinë e tyre, duhet të punojnë vazhdimisht mbi projektet personale, duke ndjekur dëshirat e tyre dhe tërësisht të shkëputur nga opinionet e të tjerëve. Kur këta njerëz jetojnë vërtet qëllimin e tyre, bëjnë shumë shokë përgjatë rrugës, që frymëzohen nga pasioni dhe instikti natyral i lidershipit.
DEMI
Janë të lidhur me botën fizike, por lumturia e vërtet vjen kur mësojnë të kujdesen për veten në nivel shpirtëror. Të mirat materiale janë të dobishme, por nuk duhet të jemi të lidhur ngushtësisht pas tyre. Praktika e mirënjohjes është e dobishme për të na ndihmuar të qëndrojmë të përqëndruar tek ajo që ka vërtet rëndësi.
BINJAKËT
Mendjet e Binjakëve gjenden rrallë, ndaj shpesh nuk kanë hapësirë për të krijuar lumturinë e momentit që jetojnë. Për të qenë të lumtur, duhet të kuptosh se duhet të jetosh momentin dhe se lumturia ndërtohet sot.
GAFORRJA
Duhet të keni besim në fatin tuaj dhe të çlironi ëndrrat. Duhet të kuptoni se çdo gjë në jetë ka një qëllim dhe kur të kuptoni leksionet e jetës, do afroheni shumë me lumturinë.
LUANI
Jeni të lumtur kur jeni të lirë të ndani mendimet dhe rezultatet tuaja me ata që ju rrethojnë. Ju pëlqen edhe të jeni në qendër të vëmendjes dhe t’ju njohin. Vlerësoni lidhjet njerëzore dhe kur keni marrëdhënie të mira me të tjerët, lumturia ju lind vetiu.
VIRGJËRESHA
Për të qenë të lumtur, duhet të mësoni të kujdeseni për ndjenjat tuaja. Ku balanconi botën materiale me atë shpirtërore, jetët tuaja transformohen pozitivisht.
PESHORJA
Jeni kërkues, por për të fituar lumturinë, duhet të pranoni se bota nuk do jetë kurrë një vend perfekt, por edhe në paperfektshmërinë tuaj mund të gjeni momente lumturie.
AKREPI
Përpiqen të fshehin shumë emocionet e tyre për të mos u dukur të ndjeshëm dhe të dobët. Por kjo sjellje nuk çon në asgjë pozitive. Lumturia e Akrepit është e lidhur me pranimin e vetvetes.
SHIGJETARI
Duhet të jeni të lidhur me zemrën tuaj për të qenë vërtet të lumtur. Duhet të përqafoni mundësitë që ju paraqiten, në vend që të bllokoheni nga pasiguritë dhe dyshimet. Duhet të jeni vazhdimisht në lëvizje, e për këtë ju duhen udhëtimet.
BRICJAPI
Jeni njerëz shumë të dedikuar ndaj objektivave tuaja në jetë. Por për të arritur lumturinë, duhet të mësoni të pranoni dhe respektoni të gjitha vizionet e botës dhe njerëzit që nuk jetojnë si ju.
UJORI
Ju e jetoni jetën tuaj me shumë shpejtësi dhe shpesh vlerësoni bukurinë e gjithçkaje që ju rrethon. Duhet të ndaloni dhe të shijoni gjithçka ekziston në atë moment, pasi këtu qëndron lumturia.
PESHQIT
Peshqit shpesh preferojnë të jetojnë në vetvete për të mos patur të bëjnë fare me realitetin negativ. Gjithsesi, jeta është shumë komplekse dhe shpesh situatat negative në të cilat jetojmë, janë mundësi të mëdha rritjeje dhe lumturie. Keni nevojë të jeni më të hapur ndaj botës për të eksperimentuar gjithçka fati ka rezervuar për ju.