Shumë vajza dhe gra kanë problem me flokët e tyre. Dikujt i bien, dikush i do të gjata, por nuk i rriten, e probleme të ndryshme, ndërkohë që çdo grua do që flokët e saj të jenë të gjata dhe të shndritshme.
Kështu, gjithçka ju duhet juve që të keni flokë të gjatë është një maskë e duhur.
Ju duhet të merrni një vezë, një lugë mjaltë, një lugë vaj ulliri dhe një lugë vaj kokosi.
Vendosini në një enë ku i përzieni të gjitha së bashku, ku më pas i vendosni në rrënjët e flokëve tuaj.
Këtë preferohet ta mbani diku rreth 45 minuta, pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë.
Lini mendimin tuaj pasi ta provoni!