Zyrtare/ Përfundon lufta e cmimeve. Arrihet marrëveshja historike për uljen e prodhimit mes vendeve të OPEC+

0

Pas një maratone bisedimesh dypalëshe dhe shumëpalëshe mes  video konferencave ndërmjet ministrave të qeverive nga e gjithë bota – përfshirë anëtarët e OPEC + dhe Grupin prej 20 kombeve më të mëdhenjë prodhues të naftës – më në fund u arrit një marrëveshje për ti dhënë zgjidhje ndikimit të pandemisë globale në kërkesë e tregjeve për naftë dhe nënproduktet e saj.

OPEC + do të ulë prodhimin me 9.7 milion fuçi në ditë – shumë pak nën propozimin fillestar për një ulje prodhimi me 10 milion fuci në ditë. Ndërkohë  Sh.B.A, Brazili dhe Kanadaja do të kontribuojnë me një ulje pre 3.7 milion fuçish të tjera.

Meksika duket se ka arritur një fitore diplomatike pasi do të shkurtojëprodhimin e saj me vetëm 100,000 fuçi në ditë – më pak sesa i ishte kërkuar fillimish nga OPEC+.

Pyetja tani për tregun e naftës është nëse ulja e prodhimit do të jetë të mjaftueshme për të ndalur zbrritjen e mëtejshme të cmimeve dhe ti stabilizojë ato duke ulur humbjet.

Me vendet në mbarë botën që janë të mbyllura nën karantinë dhe numrin e të vdekurve në rritje, me papunësinë që në SHBA ka arritur në shifra të frikshme, tregjet ndërkombëtare janë momentalisht më të shqetësuar për konsumin sesa furnizimin. Vetë OPEC e pranoi se kërkesa është në minimumin e saj historik. ©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmBoris Johnson kthehet në shtëpinë e tij. Video-mesazh në Twitter pas spitalit: S’kam fjalë të shpreh borxhin ndaj mjekëve që më shpëtuan jetën!
Artikulli i radhësElettra Lamborghini në karantinë, ndryshon vëndet e piercing-ve dhe bën një apel për të gjithë