“Ron Weasley” shoku besnik i Harry Potter jep lajmin e bukur, do bëhet baba për herë të parë

0

Aktori 31-vjeçar, i njohur me rolin e Ron Weasley në “Harry Potter”, Rupert Grint njoftoi se ai dhe partnerja e tij Georgia Groome janë duke pritur fëmijën e tyre të parë së bashku.

Një përfaqësues i aktorit tha se: – “Rupert Grint dhe Georgia Groome janë të emocionuar të njoftojnë se po presin një fëmijë dhe kërkojnë privatësi gjatë kësaj periudhe,”.

Rupert Grint dhe aktorja 28-vjeçare janë çift që prej vitit 2011.

Ai mori famë ndërkombëtare pasi luajti në filmin e Harry Potter në vitin 2001 në rolin e Ron, i cili ishte shoku i ngushtë dhe besnik i Potter.

Grint mori pjesë në të 8 filmat e “Harry Potter”.

Artikulli i mëparshëmSuksesin e Dua Lipës nuk e ndal as koronavirusi, këngëtarja rekord me albumin e saj
Artikulli i radhësVIDEO/ Andrea Bocelli koncert në mes të Milanos së boshatisur, rrënqeth gjithë botën: Italia do të ngrihet!