OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, jemi larg fundit të pandemisë

0
161434604 821072b9 Da4d 491c 9963 801566979cec

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma. Më vjen keq ta them, por me këtë mjedis dhe me këto kushte, kemi frikë nga më e keqja. Një botë e ndarë ndihmon që koronavirusi të përhapet”- Këto kanë qenë fjalët e kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Pandemia e koronavirusit ështe ende larg nga fundi. Normaliteti i ri është që do të bashkëjetojmë me virusin. Në muajt e ardhshëm do të na duhet edhe më shumë rezistencë, durim dhe zemërgjerësi”- shtoi më tej Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kujtojmë që deri tani në botë janë regjistruar 10,195,680 persona me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë 502,802.

Artikulli i mëparshëmItalia shënon bilancin më të ulët që prej muajit shkurt, vetëm 6 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë
Artikulli i radhësI akuzuar për vrasjen në Laç, zbardhet dëshmia e Eduart Lamajt: Unë sigurova kapuçat dhe jelekët ‘policia’. Qëllova pasi më plagosën.