Pushimet në Itali, 500 euro bonus nga shteti

0
This image has an empty alt attribute; its file name is itali-1-1-300x144.jpg

Nga 1 korriku italianët mund të përdorin Bonusin e Pushimeve, të parashikuar në Dekretin qeveritar të “Rinisjes” që mbulon të gjithë vendin.

Nisma lidhet me familjet që nuk kanë të ardhura më shumë se 40,000 euro në vit dhe është e destinuar për pagimin e shërbimeve të ofruara brenda vendit nga bizneset turistike, nga agroturizmi dhe akomodimet bed&breakfast.

Bonusi shkon maksimumi në 500 euro; ai do të përdoret në masën 80% në formën e një zbritjeje në pagesën e  shërbimit turistik dhe për 20% si zbritje tatimore në deklaratën e taksave.

Nga kjo nismë e marrë në situatën e krizës së krijuar nga Covid-19, italianët do të mund të përfitojnë deri në 31 dhjetor 2020. Shumën më të lartë, atë të 500 eurove e përfitojnë familjet e përbëra nga tre persona.

Për ato me dy, bonusi shkon në 300 € dhe, në rastin e familjeve me një person, 150 €. Nga 1 korriku, bonusi i pushimeve do të hyjë në fuqi dhe do të mund te shkarkohet nga aplikacioni” Unë “.

Sipas Lorenza Bonaccorsi, zëvendësministre e shtetit për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin, qeveria në këtë mënyrë ka dashur të japë një kontribut për të gjithë ata që duan të shkojnë me pushime, duke u shpenzuar ndërkohë në ambientet vendase të akomodimit.

Artikulli i mëparshëmFOTOT: Një udhëtim spektakolar nëpër botë me autobusin shtëpi
Artikulli i radhësEkspertët e mjekësisë: Ja pse koronavirusi është ende larg fundit