Kazinoja e vetme në Shqipëri, që operon në ambientet e kompleksit Taivan në qendër të Tiranës, prej dy ditësh e ka përfunduar licencën e saj 15-vjeçare të operimit dy ditë më parë në 28 qershor. Por kjo nuk e ka penguar operatorin tashmë pa licencë që të vijojë punën edhe pas përfundimit të licencës.
SYRI TV ka siguruar pamjet se kazinoja në pronësi të miqve të afërt të kryeministrit Edi Rama ka vijuar veprimtarinë e vet në thyerje të ligjit edhe një ditë më parë, kur data shënonte 29 qershor.
Konkretisht, sipas licencës së lëshuar për llogari të kompanisë “Regency International Casino Tirana”, leja për të nisur veprimtarinë është firmosur në 29 qershor të vitit 2005 me firmat e ish-ministrit të Financave Arben Malaj dhe atij të ministrisë së Brendshme, Igli Toska.
Leja e ushtrimit të veprimtarisë përfundonte ligjërisht dy ditë më parë në 28 qershor dhe sipas ligjeve të miratuara nga vetë qeveria Edi Rama pak kohë më parë, leje për të organizuar lojëra fati elektronike tani e tutje do ta kenë vetëm hotelet me 5 yje. Konkretisht bazuar në ligjin e miratuar më 2018 në Kuvend, hapja e një kazinoje mund të bëhet vetëm në hotele me 5 yje, të njohura ndërkombëtarisht si “brand name”, dhe si resort kazino jashtë zonave urbane.
Sipas informacioneve, rezulton se janë disa hotele në kryeqytet, disa prej tyre me 5 yje, e të tjera në tentativë për të krijuar 5 yje, që kanë nisur interesimin për të hapur kazino në ambientet e tyre
Mbyllja e Taivanit, do të favorizonte këtë biznes, që më shumë se kurrë duket se ka dëshirë të lulëzojë në Shqipëri, por fakt është se kazionja e vetme aktuale në Tiranë vijon të veprojë edhe me mbarimin e licencës, dhe pyetja është a janë më të fortë miqtë dhe partnerët e kryeministri Edi Rama?
Siç tregojnë edhe pamjet e siguruara nga SYRI TV, mesa duket po. Partia Demokratike akuzoi në 9 qershor vëllain e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Alban Manastirliun se po fshihet pas licencimit më 19 maj 2020 të kompanisë “Adria Entertainment“, përmes bashkimit të disa kompanive për të vijuar aktivitetin e lojërave të fatit.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e ka komentuar nismën e qeverisë për të mbyllur lojërat e fatit si nje hap tjeter për t`i rihapur si monopol me lidhjet nepotike edhe me lidhjet klienteliste duket se ka qenë i vetmi qëllim i Ramës dhe i gjithë propagandës së tij kundra bixhozit.