Për të gjithë personat që po vuajnë për një udhëtim, aeroporti në Taiwan ka një zgjidhje.
Një itinerar i rremë, ku pasagjerët kalojnë në kontrollin e pasaportave, sigurisë dhe madje hyjnë në avion është oferta më e re.
Nisja nga toka gjithsesi nuk është pjesë e këtij plani.
Aeroporti Songshan u ofron këtë mundësi të gjithë udhëtarëve që për shkak të karantinës nuk kanë mundur të udhëtojnë realisht.
Rreth 7000 njerëz aplikuan për të marrë pjesë, por fituesit u zgjodhën rastësisht.
Më shumë eksperiencë të tjera do të ofrohen në javët që vijnë.