I hapën rrugë në kampionat, i la Kupën? Egbo i zënë ngushtë: “E kam ndërgjegjen të pastër”

0

Tirana që u pa në Adush Muca nuk ngjante me atë të të gjithë epokës Egbo, ndaj dhe lëshimi i fushës në 45 minutat e dyta la shijë të hidhur e krijoi hije dyshimi. I zënë ngushtë dukshëm, për pyetjet direkte të bëra pas ndeshjes nga gazetarët, nigeriani i Tiranës është munfuar ti presë: “Nuk besoj se e kemi lënë ndeshjen – tha Egbo -. Nuk kishim pse e linim. Para ndeshjes iu thashë çunave që të shënonim 1 gol se vlen shumë. Po të fitojmë 1-0 në Tiranë kualifikohemi. Unë për vete e kam ndërgjegjen të pastër. Unë shikoj punën time, nuk shikoj çfarë bëjnë të tjerët”.

Se kush janë të tjerët që përmend si padashur Egbo nuk është vështirë të kuptohet se referimi nuk shkon për lojtarët në fushë, por sa për statistikë kjo ishte ndeshja e parë që tekniku bëri rotacion: “Në ndeshjen e parë me Besëlidhjen thatë pse nuk bëtë rotacion, tani thoni pse bëni. Përgjigja është se kishte shumë ndryshime në formacion plus edhe vapa. Nuk jam fizikant ose doktor që të futem në trupin e lojtarëve. Menduam për ndeshjet e tjera në kampionat. Kemi luajtur një pjesë loje sot dhe do mendojmë për ndeshjen e kthimit”.

Artikulli i mëparshëmMjeku në gjendje të rëndë në Infektiv, u infektua nga infermierja
Artikulli i radhësPas operacionit me sukses, Kryepeshkopi Janullatos rikthehet në detyrën e tij