Filmat që portretizojnë fundin e botës ose shfaqin skenare apokaliptike kanë ndihmuar shikuesit të përballen me pandeminë e koronavirusit, tregon studimi.
Psikologët kanë zbuluar se njerëzit që shohin filma që tregojnë kaos social dhe kolaps të rregullit botëror janë më të përgatitur për virusin.
Fansat e këtij zhanri, ku përfshihen pushtimet e alienëve, apokalipsin dhe filmat me zombie, shfaqën nivele më të larta të përgatitjes në eksperimente.
Personat që kanë parë filma horror muajt e fundit kanë treguar gjithashtu një përgjigjie psikologjike më të fortë ndaj pandemisë.
Kërkuesit thonë se ekspozimi ndaj skenave fiktive të frikshme krijojnë strategji mbrojtëse në trurin e njeriut që mund të jenë të dobishme në situata të jetës reale.