3 rastet e konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë në Pogradec janë shtetas gjermanë mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet.
Sipas burimeve mendohet se të 3 këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disaditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19, raporton Vizion Plus.
Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.
3 rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash.
Ndërkohë kujtojmë se gjithsej në qarkun e Korçës janë 34 persona të prekur nga ky virus me një shtrirje tashmë në 4 bashki.
Korça, Pogradeci, Erseka dhe Maliqi janë 4 bashkitë e prekura në juglindje, ndërsa mbeten të paprekura Bilishti dhe Pusteci.