Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, insistoi se lojtarët e Liverpoolin shkuan në stadiumin Etihad “pa birra në gjak” në ndeshjen të cilën e fituan Citizens me rezultat bindës 4-0.
“Ne e mposhtëm kampionin, një skuadër të mrekullueshme. Ne patëm guxim të luajmë dhe mua më pëlqen skuadra ime në çdo ndeshje. Ne tentojmë të luajmë futboll të bukur duke marrë rreziqe. Liverpooli është skuadra më e mirë në presing të lartë me të cilën jam përballur”, ka thënë Guardiola.
“Lojtarët e Liverpoolit pinë shumë birra këtë javë, por erdhën këtu pa asnjë birrë në gjak. Për këtë i përgëzoj”, tha strategu spanjoll.