Ish-partnerja e reperit Stresi, Kejsi është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit më shumë rreth përditshmërisë saj. Me anë të disa postimeve në ‘Instagram’ së fundmi blogerja ka treguar se teksa po bënte një xhiro me motor uji i ka ndodhur një incident.
Me anë të videos së publikuar, Kejsi ka treguar se ndërkohë që po bënin manovra me motorin, kanë rënë në ujë e kjo ka lënë dhe pasoja. Blogerja postoi një tjetër ‘Instastory’ ku vihet re shenja që i është bërë në këmbë si pasojë e rrëzimit.
”Dhe rezultati kur bie”– shkruan Kejsi teksa tregon këmbën e enjtur.