Muzika në zi, vdes mjeshtri i madh i muzikës italiane

0
Image

Fituesi i çmimit Oscar Ennio Morricone ka ndërruar jetë ditën e sotme në një klinikë në Romë.

Muzikanti dhe kompozitori i shkëlqyer autor i tingujve më të bukur të kinemase italiane dhe botërore ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.

Në funeral do të marrin pjesë vetëm familjarët për shkak të emergjencës së Covid-19.

Po kush është Ennio Morricone?

Ai ka lindur më 10 nëntor 1928 në Romë.

I njohur për muzikën e tij të filmit ai klasifikohet si një prej kompozitorëve më të mëdhënj të periudhës së tij.

Më shumë se 500 filma dhe seriale televizive mbajnë firmën e tij.

Edhe pse vetëm 30 nga këta filma janë të tipit western janë atë që e bënë të njohur.

Fama e tij shpërtheu falë partneritetit artistik me Sergio Leone ( babai i filmave) me filmin ‘Spaghetti Western’ duke vazhduar më pas me bashkëpunime të mëdha nga Bertolucci te Carpenter.

Gjithashtu ai është nderuar me dy çmime Oscar një në vitin 2007 dhe një në 2016, dy çmime të rëndësishme si Grammy Awards, dy Golden Globe, pesë Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992 si dhe The Polar Prize në 2010.

Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.

Në fushën e regjistrimit, Morricone ka marrë 27 disqe ari, 7 disqe platini, 3 pllaka të artë dhe çmimin Critica discografica për muzikën e filmit ‘’Il Prato’’(Lëndina).

Ai nuk ishte vetëm një kompozitor i madh filmi, ai ishte thjesht i mrekullueshëm.

Artikulli i mëparshëmSeehofer: Rreziqe dhe kërcënime hibride nga Kina
Artikulli i radhësRinis transporti publik në Tiranë, rikthehen dyndjet