Edhe pse turizmi detar ka nisur me shumë probleme dhe i pakët në njerëz për shkak të pandemisë së Covid-19, sërish ky fillimsezoni ka një bilanc tragjik sa i përket humbjes së jetëve.
Rasti më i fundit u shënua pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit, ku viktima e rradhës ishte një 60-vjeçare.
Lidhur me këtë situatë reagon edhe anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi.
Ai i ngre një pyetje ministrit të Turizmit, Blendi Klosi teksa i kujton federatën e shpëtuesve të ujit, aq të reklamuar.
“Pa pasur ende turizëm kemi 5 të mbytur në një javë. Na rrofshin ligjet në letër. Ore sikur kishim federatë të shpëtuesve të ujit dhe i bënte goxha reklamë Klosi se ashtu është një punë, po ku janë?”, shkruan Malltezi.