Metafetamina u gjet në fund të majit me ndihmën e Hutch, një qen shërbimi i punësuar nga administrata financiare e vendit.
Hutch filloi aksionin pasi doganierët dyshuan për përmbajtjen e dy kontejnerëve të mëdhenj metalikë për transportimin e lëngjeve, raporton FoxNews.
Brenda kontejnerëve, autoritetet gjetën 1.5 tonë metamfetaminë, me vlerë 2.26 miliardë dollarë në rrugë, sipas zyrtarëve.
Dërgesa mbërriti në Sllovaki me anë të një porti kroat dhe mendohet se ishte destinuar të shitet në të gjithë Bashkimin Evropian.
Metafetamina besohet të jetë prodhuar në Meksikë.