Kriza e koronavirus ka prekur tashmë edhe Botërorin e Katarit që do të zhvillohet në vitin 2022. Efektet kanë nisur të ndihen pasi organizatorët e Kupës së Botës kanë shkurtuar vendet e punës.
Komiteti organizativ nuk e kanë komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejt impaktin financiar të pandemisë por është sekretari i përgjithshëm, Hasan Al Tauadi ai që ka folur së fundi për shqetësimet në lidhje me recesionin e afërt global.
Sponsorët e FIFA kanë reduktuar vendet e punës si pasojë e bllokimit të fluturimeve dhe ndalesës së eventeve sportive për shkak të virusit.
Katari ka hapur dyert për vetëm 3 nga 8 stadiumet që do të mirëpresin ndeshjet e Botërorit në nëntor dhe dhjetor të 2022-shit, pasi tashmë ka më pak personel mbikëqyrës në përfundimin e impianteve.
Numri i saktë i personave që kanë humbur punën nuk behet i ditur, por me 85 % të infrastrukturës të kompletuar, organizatorët e Botërorit kanë bërë me dije se intensiteti i punës duhet të ndryshojë, dhe duhen kompetenca të reja për t’i dhënë fund fazës finale të punimeve.