VIDEO/ Pamjet nga Shkodra, si makina u përplas me murin dhe shkaktoi një viktimë

0

Dy ditë më parë një makinë doli nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke u përplasur me një mur rrethues.

Por këtu përplasi edhe dy këmbësorë, duke i marrë jetën njerëzit prej tyre.

SYRI.net ka siguruar edhe pamjet e aksidentit të ndodhur në vendin e njohur me emrin ‘ura e Bardhajve’.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes./syri.net

Artikulli i mëparshëmTeoritë konspirative dhe mashtrimet në Ballkan
Artikulli i radhësDr. Fauci: Të mos biem në vetkënaqësi të rreme për virusin