Një i ri 27-vjeçar hyri me makinën e tij në një autostradë të mbyllur në Seattle të shtunën dhe e drejtoi atë mes përmes një turme të panikosur protestuesish, duke shtypur për vdekje dy gra, thanë burimet zyrtare.
Dawit Kelete nga Seattle mori makinën e tij dhe e drejtoi atë drejt Interstate 5 ku përshpejtoi mes një turmë rreth orës 1:40 të mesnatës sipas një raporti policor të bërë publik nga Patrulla e Shtetit Uashington. Videoja e filmuar në vendngjarje nga protestuesit tregon njerëzit duke bërtitur dhe duke u munduar të shmangen.
Summer Taylor, 24 vjeç, nga Seattle, dhe Diaz Love, 32 vjeç, nga Portland, Oregon, ndodhen në gjendje të rëndë në njësinë e kujdesit intensiv me shumë pak shanse për të jetuar, tha zëdhënësi i Qendrës Mjekësore Harborview.