Mbyllje në fundjavë për të frenuar infektimin me Covid 19? Çfarë sugjerojnë Pëllumb Pipero dhe Skënder Brataj

0
Brataj, Pipero

Në kushtet që numrat e të infektuarve me Covid 19 në vendin tonë janë shumëfishuar brenda javëve të fundit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero dhanë opinionet e tyre për të çuar drejt zvogëlimit të rasteve.

Ata nuk rekomandojnë izolim, por respektim të masave nga qytetarët dhe mbajtje të detyrueshme të maskave. Të dy u shprehën kundër mbylljes, ao izolimit në fundjavë.

“Para pak javësh u mbyll Melburni në Australi. Unë shikoj si rrezik grumbullimet natën nëpër lokale, më e rrezikshmja janë përqafimet dhe puthet. Njerëzit që s’kanë pasur të infektuar në rrethin e tyre nuk duan ta dinë, ata që kanë pasur janë më të ndërgjegjshëm. Ne nuk duam të kthehemi në izolim, por nëse vijohet me këto ritme nuk do i lëmë njerëzit të vdesin rrugëve. Prandaj që të mos shkojmë aty rekomandohet mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura si dhe higjiena”.

Ndërsa mjeku Pipero u shpreh: “Nuk e shoh mbylljen në fundjavë si zgjidhe të problemit, as mbyllje të pjesshme nuk do rekomandoja. Rekomandoj respektimin e protokolleve dhe shmangien e lokaleve të natës në bregdet kryesisht. Po të vendoset maska e të ruhet distanca s’ka vend për kthim pas. Virusi nuk bën pushim në fundjave, prandaj them që s’ka zgjidhje tjetër përveç maskës e distancës.”

Si Brataj ashtu edhe Pipero ishin kundër mbylljes së institucioneve kur ka raste me COvid 19. “Kur ka raste nuk duhet mbyllur institucioni, të monitorohen të prekurit, të shkojë në shtëpi”,- tha Pipero.

“Nuk duhen mbyllur institucionet, personat e infektuar të skeduar janë edhe në polici edhe në sistem shëndetësor. Pra të mos dalin nga shtëpitë, të rinjtë e infektuar dalin sikur të mos kenë gjë, por ata janë burim infeksioni”,- shtoi Brataj.

Artikulli i mëparshëmPamje të rënda/ Makina hyn mes turmës dhe shtyp për vdekje dy gra
Artikulli i radhës“Marrëveshja u prish në esencë”, Rama ka një këshillë miqësore për Lulzim Bashën: Lërini sharjet e kërcënimet, mos na provokoni se …