Ambasada e SHBA: Miratoni marrëveshjen e 5 Qershorit siç është

0

Lidhur me zhvillimet më të fundit politike në vend ku shumica qeverisëse i tha po ndryshimeve kushtetuese propozuar nga 29 deputetë të opozitës vjen qëndrimi ambasadës së SHBA në Tiranë. TCH përmes postës elektronike pyeti përfaqësinë e Uashingtonit se si i shikonte propozimet për listat e hapura, mospasjen e koalicioneve para zgjedhor dhe pragun 5 % të hyrjes në parlament.

Paraditen e të shtunës një zyrtar i kësaj ambasade i dha këtë përgjigje pyetjes të Top Channel.

“Ambasada i qëndron komenteve të ambasadores Yuri Kim bërë gjatë një interviste këtë të enjte. Marrëveshja e 5 Qershorit të miratohet siç është”.

Megjithëse Top Channel pyeti në mënyrë specifike për ndryshimet kushtetuese, në përgjigjen e selisë së Uashingtonin në Tiranë ato nuk përmenden fare por vetëm marrëveshja e 5 Qershorit që ishte në vetvete fitorja e parë diplomatike e Yuri Kim si ambasadore në Shqipëri.

Këmbëngulja e ambasadës amerikane për marrëveshjen e 5 Qershorit do të thotë se dakortësia e dhënë nga Edi Rama një ditë më parë për ndryshime kushtetuese, mbetet pa “bekimin” amerikan për momentin.

Artikulli i mëparshëmTorturuan shoqen e tyre, 4 shqiptare dënohen me burg dhe dëbim
Artikulli i radhësAksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplas motorin, drejtuesi i tij me urgjencë drejt spitalit