Ankesa e një biznesi prodhues: Vetëm gjoba, gjoba, më kontrollojnë sikur shes drogë

0

Nga Nazif Tivari, Durrës

Dy vjet më parë i ftuar në rezidencën e ambasadës italiane me rastin e festës kombëtare të Italisë.

Me pyetën për pagesën që duhet ti jepnin Fabrikës së Qumështit ‘Mozzarella Italia’ në Shkallnur Durrës dhe përgjigja: U ndjeva mjaft i vlerësuar nga ambasadorët e huaj që shijuan mozzarellën e freskët të sapo prodhuar aty dhe nuk dua asnjë lek dhe u ndjeva mjaft i kënaqur, babai lart më tha, asnjë lek, pagesa do të ishte minimum 500 euro, por vlerësimi i tyre ishte shumë më shumë se 500 euro për atë mbrëmje.

Kjo do te mbetet një nga eventet e pa harruara si specialist prej 46 vjetësh në industrinë e përpunimit të qumështit.

Po sot nga shteti shqiptar çfarë vlerësimi kam?

Asgjë, një denigrim, asnjë subvencion në keto 25 vjet punë prodhuese. Vetëm gjoba, gjoba dhe vetëm gjoba, tani ndoshta pres për tre blloqe shënimesh me mbi shkrim FLETË POROSI, që kontrolluan furgonin cep më cep sikur po kontrollonin për drogë në këtë kohë të Covid- 19. Zoti e di do vënë gjobë përsëri për shënimet e fletë porosisë së gjetur në furgon dhe dy vasketa me vlerë 420 lek të zëvendësuara se kishte kaluar afati skadencës apo ‘do të bëjnë vlerësimin me një gjobë tjetër, pasi 45 milion lek i kam gjoba e tvsh për dy fermerë prej 5 vjetësh’.

Shumë më thane shkruaj tek Shqipëria që Duam dhe kësaj radhe shkruajta dhe përgjigjen nuk e di?

Kënaqesia ime është vlerësimi nga të huajt, nga studentët e bio teknologjisë që jap mësim prej 15 vjetësh, kursantët nga mbarë vendi që vijnë, këta më japin ajër, frymë, të ndjej kënaqësinë time e së shpejti edhe 70 vjetorin do festoj vitin e ardhshëm, pa asnjë subvencion, vetëm vlerësimi është futur në këtë lloj sistemi: Te zbatojmë ligjet duke e rregulluar me gjoba sidomos biznesi agro përpunues.

Kam shumë për të shprehur pse ky vend kështu, pse Shqipëria ime kështu, babai im iku nga Tivari, sot mbushen 96 vjet në Durrës ne si Tivaras, por Tivari nuk është kështu me zgjidhjen e ligjeve të prodhuesve me gjoba.

Tivari ka ecur shumë më përpara se ne, ndoshta pasi përzunë shqiptarët i çuan në emigracion dhe i kanë zëvendësuar me malazez dhe kanë ecur shumë përpara.

Po ne jemi në vendin tonë, pse të ekzistoj ky sistem me stres, isha në fabrikë qumështi tre vjet në Itali, jam kthyer tek Shqipëria ime, Shqipëria që Duam pse ky lloj sistemi, ndjekin furgonin me kos, hirre e vasketa e mos të lënë sedile pa ngritur e thënë shoferit të punësuar Marenglen Xhemali, i kthyer nga Gjermania me familje e punësuar tek Mozzarella Italia: Largohu mos u afro tek makina, duke i marre patentën e detyruar të firmos e duke i thënë firmos akt kontrollin se nuk të japim patentën.

O Zot çfarë sistemi kontrolli në rrugë, Pse? Pse?

Jam i sigurtë ky është vlerësimi që marr e nëse iki nga kjo jetë patjetër me gjoba i denigruar do largohem.

Artikulli i mëparshëmRekord i ri/ Regjistrohen 117 raste me COVID 19 në 24 orë. Humbin jetën 2 pacientë te Infektivi
Artikulli i radhësI braktisur nga familja/ Detaje të reja për trupin e dekompozuar në Berat