Trupi i pajetë i një 74-vjeçari, i braktisur nga familja është gjetur mbrëmjen e sotme në lagjen Çlirim në Berat.
Trupi i ishte i dekompozuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Ndërkohë që konfirmohet se i moshuari jetonte i vetëm.
Një 74-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në katin e dytë të një ndërtese në lagjen ‘Çlirim’ në qytetin e Beratit.
I moshuari me inicialet P. S., jetonte prej vitesh në ndërtesën e ish-Konviktit të Vajzave të shkollës Industriale, ndërtesë e përdorur nga bashkia pas viteve ’90 për të strehuar familjet në nevojë dhe personat e vetmuar.
74-vjeçari jetonte prej vitesh në këtë godinë i vetëm, pasi ishte divorcuar nga gruaja dhe askush nuk kujdesej për të.
Kanë qenë banorët e pallatit ata të cilët pasi kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga banesa e të moshuarit, kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëseje dhe kanë qenë këta të fundit që kanë hyrë me shkallë në banesën e 74-vjeçarit nga dritarja e katiti të dytë.
Pasi kanë hyrë në banesë, ata kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit me inicialet P. S. Sipas policisë, trupi ishte i dekompozuar dhe i mbuluar nga insektet, por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes që mendohet se ka ndodhur disa ditë me parë.