Rënie e çmimeve të naftës pas parashikimeve për recension global

0

Cmimi i naftës ra gjatë ditës së sotme, pas parashikimeve për recesionin global, më i forti në pothuaj një shekull, të cilat zhvleftësojnë deri diku reduktimin e prodhimit të rënë dakord  gjatë javës së kaluar nga shtetet anëtare të OPEC +  e dhe prodhuesit e tjerë më të mëdhenj në botë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi të martën se prodhimi i brendshëm bruto botëror do të tkurret me 3% këtë vit, duke sinjalizuar se kërkesa për energji do të zvogëlohet, dhe ulja mund të jetë më e keqe nga sa parashikohej nëse koronavirusi zgjat ose ri-kthehet në vjeshtë.

“Ekziston një shqetësim i përgjithshëm në lidhje me mbi furnizimin dhe ndoshta ulja e prodhimit nuk do të jetë aq e madhe,” tha Phil Flynn, analist i lartë i tregut në Price Futures Group Inc. “Ulja e prodhimit nuk do të ndikojë shumë në planin afatgjatë” – u shpreh ai.

Burimi: Bloomberg, përshtatur nga aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmErvin Skela ish-ylli i kombëtares i ofrohet një post i rëndësishëm te Frankfurti
Artikulli i radhësE fundit/ Mjeti i drejtuar nga punonjësi i Policisë aksidentohet në ish-Bllok