Pezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës, prokuroria ka nisur hetimet pas…

0
Nikolla

Pezullohet Shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli. Ende nuk ka informacion të saktë mbi arsyet e këtij vendimi, por mësohet se prokuroria ka nisur hetim në lidhje me një sasi të konsiderueshme kanabis të gjetur disa ditë më parë në zonën e Kashnjetit në bashkinë e Lezhës.

Burime konfidenciale bëjnë me dije për se gjetja e të mbjellave me kanabis mund të jetë arsyeja që ka çuar në pezullimin e shefit të komisariatit të Lezhës, por pa saktësuar nëse ka hetim të drejtpërdrejtë ndaj Nikollit.

Ai e mori detyrën në Lezhë në shkurt të këtij viti, ndërsa më parë ka qenë shefi i Komisariatit të Tropojës dhe kreu i policisë së Laçit.

Artikulli i mëparshëm“Në kërkim të së vërtetës qiellore”
Artikulli i radhës“Tërhiquni nga ndryshimet kushtetuese ose bllokojmë negociatat”, Bardhi pas deklaratës së Wadephul: Të gjithë e kuptuan tmerrin e Ramës nga zgjedhjet