Daniel Lewis Lee, autor i një vrasje të trefishtë në SHBA, është dënuar me vdekje pasi Gjykata e Lartë lejoi për herë të parë pas 17 vitesh, ekzekutimet e personave që janë dënuar nga gjykatat federale.
Disa dënime me vdekje fillimisht u vonuan, pasi një gjykatës vendosi të hënën se duhet të zgjidhen ende disa çështje juridike. Të burgosurit kishin argumentuar gjithashtu se ekzekutimet me injeksion janë dënime mizore dhe të pazakonta.
Por sot, Gjykata e Lartë votoi 5 me 4 në favor të dënimeve me vdekje. Dy orë pas këtij vendimi, autoritetet e burgut vendosën që të ekzekutonin me injeksion vrasësin Daniel Lewis Lee.
Ky i fundit u dënua për torturimin dhe vrasjen e një familje prej 3 anëtarësh në Arkansas në vitin 1996. Më pas trupat e tyre të pajetë i kishte hedhur në një liqen.