Një foshnje me koronavirus ka dhënë provën më të fortë deri më tani që infeksioni mund të merret edhe që në barkun e nënës, tregojnë doktorët.
Vajza nga Texas u vendos në kujdes intensiv sapo u lind, pasi e ëma u diagnostikua me Covid-19.
Ajo u testua pozitive për koronavirus ditën pasi lindi. Kjo pasi u vu re se vajza po vuante nga probleme me frymëmarrjen dhe ethe.
Kur shkencëtarët analizuan placentën e saj, ata zbuluan inflamacion dhe shenja të koronavirusit.
Kjo provon se foshnja e mori virusin, teksa ishte ende në barkun e nënës.