Pep Guardiola beson se tani nuk është koha për të biseduar për kontratën e re me Manchester Cityn.
Strategu spanjoll pretendon se edhe nëse “qytetarët” do të binin në Kategorinë e Tretë, ai do të vijonte të qëndronte në krye të Manchester Cityt.
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv i hoqi dënimin dhe tashmë Man City do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Champions League.
“Asgjë nuk ma ka ndryshuar mendimin, mbase do të jem në gjendje të qëndrojë më gjatë këtu”, tha Guardiola i pyetur nëse do ta zgjasë kontratën me Cityn.
“Si klub, njerëzit nuk mund ta kuptojnë sesa kohë e vështirë ka qenë kjo për ne, sepse jemi akuzuar për diçka që nuk e kemi bërë”, shtoi ai.
“Tani nuk është koha për të biseduar për kontrata, e kemi një muaj të jashtëzakonshëm. E kam edhe një vit kontratë, për një trajner kjo është kohë e gjatë, shumë e gjatë”, nënvizoi ai.
“Unë do të qëndroja këtu, nuk kishte rëndësi nëse luajmë apo jo në Ligën e Kampionëve, apo siç sugjeruan shumë njerëz këtu në Angli, në League Two”, theksoi ai.