Ditën e djeshme Bundestagu gjerman ka lëshuar një nga deklaratat më të ashpra kundër nje qeverie dhe maxhorance në Shqipëri që nga vendosja e pluralizmit në vend.
Kryeministrit Rama i është kërkuar pa gjuhë diplomatike, që të votojë marrëveshjen e 5 qershorit pa i prekur asnjë presje dhe të mos ecë përpara me ndryshimin e Kushtetutës. Përndryshe, përparimi i procesit të vendit drejtë BE-së, do të bllokohet për një kohë të pacaktuar dhe faturën do ta paguajnë Shqipëria.
Këtij paralajmërimi të fortë Rama ju përgjigj ditën e djeshme nëpërmjet Taulant Ballës, i cili nuk guxoi që të zinte të përmendte Gjermaninë, por ngriti alibinë se ndryshimet kushtetuese po bëheshin për të mirën e vendit.
Ditën e sotme menjëherë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas draftit të dakordësuar më 5 qershor, ka reaguar edhe Edi Rama i cili ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme në orën 13.00
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitës jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o pozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan Rama.
Për çfarë do të flasë pas pak kryeministri; do të tërhiqet përballë ndërkombëtarëve të cilët i “preu në besë”, apo do t’i shpallë luftë atyre dhe Gjermanisë në veçanti?!