Më shumë se një milionë britanikë kanë lënë duhanin gjatë krizës së koronavirusit, tregojnë analizat.
Ekspertë nga University College London verifikuan të dhënat e një sondazhi të bërë nga mesi i prillit në fund qershori.
Të dhënat sugjerojnë se 1.1 milionë duhan-pirës kanë hequr dorë nga ky ves dhe edhe 440,000 të tjerë janë në process.
Studiuesit u shprehën se nuk e dinë me siguri shkakun e kësaj, por besojnë se kërcënimi nga koronavirusi i ka motivuar ata të përmirësojnë shëndetin.