Modeli dhe sipërmarrësi shqiptar, Rolando Lekaj, i cili prej 8-vitesh jeton në Hangzhou, Shanghai ishte i ftuar sot në “Wake up” në Top Channel. Rolando është i martuar me Teresën, sipërmarrëse e famshme në të gjithë botën. Një muaj më parë, ai së bashku me bashkëshorten e tij dhuruan për Shqipërinë 300.000 maska mbrojtëse, 100 mijë për spitalin Lezhë, Bashkinë dhe Drejtorinë e Policisë dhe 200 mijë për spitalin Nënë Tereza në Tiranë. I pyetur për këtë nismë ai u shpreh: “Zemra dhe gjaku im i përkasin Shqipërisë. Maskat i sollëm jo sepse kanë munguar në Shqipëri, por si një nismë që rrodhi nga zemra ime dhe nga dashamirësia e nuses time. Ne dëshironim t’i vinim në ndihmë bluzave të bardha që po rre zikojnë me ar mikun. Fatmirësisht qeveria shqiptare i ka marrë masat në kohë, pasi mund të pë sonim fatin e Italisë fqinje, Amerikës, Indisë etj. Në këtë situatë që po jetojmë nuk dimë si mund të zgjohemi nesër, ndaj mos e merrni si lojë por tregohuni sa më të kujdesshëm”.
Rolando tregoi gjate intervistes se ka pasur raste kur i kane kerkuar lek borxh edhe per te bere pushime. “Pas daljeve të mia televizive ndodh shpesh që më shkruajnë dhe më kërkojnë lekë borxh për të bërë pushime apo për të blerë shtëpi”.