Këto ditë, mediat gjermanishtfolëse po raportojnë për një situatë të paprecedent në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë.
Për herë të parë, kjo organizatë nuk zgjedh dot Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtuesit e tjerë të rëndësishëm të saj.
Gazeta e njohur zvicerane, Tagblatt, shkruan se ‘OSBE është pranë rrënimit’.
Analistja Stephania Liechtenstein shkruan se kjo mund të jetë kriza më e rëndë në historinë e organizatës.
Po çfarë ka ndodhur?
Shqipëria kishte lobuar për të zgjatur mandatet e Sekretarit të Përgjithshëm, Thomas Greminger dhe të Komisionerit për Minoritetet, Lamberto Zanier; Drejtorit të ODIHR, Ingibjorg Gisladottir dhe të Komisionerit për Lirinë e Medias, Harlem Desir.
Sipas Tagblatt, një grup vendesh perëndimore kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Thomas Greminger dhe Lamberto Zannier. Mes tyre Franca, Kanadaja, Norvegjia, Islanda dhe Armenia.
Kurse Azerbajxhani dhe Taxhikistani kundërshtuan zgjatjen e mandatit për Harlem Desir. Ndërsa Turqia dhe Taxhikistani rezistuan për mandatin e Ingibjorg Gisladottir.
Negociatat e Shqipërisë për të arritur një konsensus për situatën dështuan.
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se Edi Rama si drejtues i OSBE nuk u pranua për vizitë nga homologët e disa vendeve.
Ai përmend raportin sekret të OSBE për Ramën, që e akuzon se ka një pasuri të paligjshme prej 200 milionë dollarësh.