Parlamenti qesharak: `Gjithë ditën bashkë në kafe, në mbledhje online vëmë maska!`

0
Ruçi urdhër deputetëve: Vendosni maskën!/ Lita: Këta rrinë ...

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në fillim të seancës së sotme, duke kujtuar vendimin e djeshëm të qeverisë,u kërkoi deputetëve që të vendosin pa përjashtim maskën mbrojtëse.

“Ne duhet të jemi të parët për zbatimin e masave dhe nuk ka vend për të neglizhuar ne të parët dhe për të kërkuar nga zgjedhësit se kjo betejë fitohet. Kush është pa maskë në sallë të vendosë maskën, kjo është e para. Këtë e bën e gjithë bota, gjithë protokolli dhe parlamentet e botës. Edhe krerët e shteteve më të fuqishme takohen dhe diskutojnë online”,  tha ai, teksa dje qeveria e vendosi që të jetë me detyrim mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.

Menjëherë pa kësaj deputeti Korab Lita u shpreh se, “është e kotë të bëjmë mbledhjet online, kur deputetët rrinë grumbuj në kafe. Mos vallë virusi është ngjitës vetëm, kur ne bëjmë mbledhje?”.

Kjo ndërhyrje e ka kthyer gjithë seriozitëtin e Gramoz Ruçit në një situatë qesharake, të cilat tashmë janë bërë “normale: në atë sallë parlamenti.

Artikulli i mëparshëm‘OSBE është pranë rrënimit’/ Kudo ku shkon Rama, ka krizë të thellë
Artikulli i radhës‘Motra, takim në mesnatë me një oficer policie, 26 vjeç’: misteri i vdekjes së të miturës në Trikalla