Studimi Italian: Covid ‘vdes’ brenda pak sekondash nga rrezet ultraviolet! Llampat UV vrasin infeksionin në ambientet e mbyllura

0

Në lidhje me mundësine e një vale të dytë infeksioni në vjeshtë dhe dimër, autoriteti Italian tha se ‘Virusi që shohim sot është i njëjtë me atë të shkurtit dhe marsit

A kanë rrezet ultraviolet efekt në epideminë Sars-CoV-2? 

Përgjigja është po, sipas një ekipi italian të përbërë nga mjekë dhe astrofizikanë, pjesë e Universitetit të Milanos, Institutit Kombëtar të Astrofizikës (INAF) dhe Instituti Kombëtar i Kancerit, që po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në lidhje me këtë temë.

Mario Clerici, pjesë ë ekipit të studiuesve dhe profesor i Imunologjisë në Universitetin e Milano-s, si dhe drejtor shkencor i fondacionit Don Gnocchi, tha se 

“Në fillim ata kishin përdorur llampa me rreze UV të tipit C, ato që nuk arrijnë të mbërrijnë në tokë sepse bllokohen nga atmosfera. 

Gjatë eksperimentimeve të kryera, për të simuluar pika që mund të lëshohen gjatë tështimës apo të folurit, u vendosën nën këto lloj llampash pika te lëngshme të madhësive dhe në tre doza të ndryshme që përmbanin Sars-CoV-2 

Në të tre rastet, ngarkesa virale u çaktivizua brenda disa sekondave në 99.9% nga një sasi e vogël e rrezeve UV të tipit C.”

Mario Clerici tha gjithashtu se studiuesit kishin kryer eksperimente edhe me rrezet UVA dhe UVB, domethënë ato që mbërrijnë në sipërfaqen e tokës.

‘Rezultatet ishin shumë të ngjashme, por ne ende po punojmë mbi to dhe për këtë arsye nuk janë vënë ende në dispozicion të komunitetit shkencor”

Clerici u shpreh se “Duke u nisur nga këto të dhëna, atëherë e pyetëm veten nëse ekziston një lidhje midis rrezatimit diellor dhe epidemisë Covid-19. Puna e astrofizikantëve ka qenë të mbledhë të dhëna për sasinë e dritës së diellit në 260 vende, nga 15 janari deri në fund të majit. Korelacioni me trendin e epidemisë Sars-CoV-2 rezultoi pothuajse e përsosur: sa më e ulët sasia e UVA dhe UVB, aq më i madh është numri i infeksioneve. Kjo mund të shpjegojë pse në Itali, tani që është verë, kemi pak raste dhe pak njerëz me simptoma, ndërsa disa vende në hemisferën tjetër – siç janë ato të Amerikës së Jugut, ku është dimri – po përballen me pikun e pandemisë. Tre raste që nuk mund të quhen përjashtimore janë Bangladeshi, India dhe Pakistani ku, megjithë klimën e nxehtë, retë musone bllokojnë rrezet e diellit dhe për këtë arsye epidemia po zgjerohet. Theksoj që, në analizën e kolegëve të astrofizikës, janë marrë në konsideratë edhe variabla të tjerë, siç është përdorimi i maskave dhe distancimi ndërpersonal ”.

I pyetur nëse mund të jemi të qetë për të shkuar në plazh, edhe pa maska, Clerici tha se ‘Eksperimentet tona çojnë në pohimin e kësaj, pa dyshim. Pikat e Covid që mund të emetohen nga një subjekt i mundshëm pozitiv, goditen nga rrezet e diellit dhe ngarkesa virale çaktivizohet në pak sekonda. Kjo mund të vlejë edhe për sipërfaqe të të gjitha llojeve të kontaminuara me Covid”.

Ai tha gjithashtu se  në hapësira të mbyllura mund të përdoren për dezinfektim edhe llampat UV, me sais minimale dhe për një kohë të shkurtër. Mund të përdoren përshembull në kinema, dyqane, zyra dhe madje edhe në shkolla.

Në lidhje me mundësine e një vale të dytë infeksioni në vjeshtë dhe dimër, autoriteti Italian tha se ‘Virusi që shohim sot është i njëjtë me atë të shkurtit dhe marsit. Nuk ka pësuar mutacione në gjenomin e tij. Me shumë mundësi do të ketë një valë të dytë. Ngadalësimi apo përshpejtimi i epidemisë vjen kryesisht për arsye mjedisore “.

Artikulli i mëparshëmVan Dijk, pas humbjes ndaj Arsenalit: Morëm atë që merituam…
Artikulli i radhësErdogan suprizon, ja kush do të jetë imami në xhaminë Hagia Sophia