Erdogan suprizon, ja kush do të jetë imami në xhaminë Hagia Sophia

0

Imami i parë i Hagia Sophia-s, në rihapje të saj pas dekadash shndërrimi në muze, do jetë nga Ballkani. Jo shqiptar po boshnjak.

Fjala është për Ferruh Mustuer, i emëruar si kleriku që do drejtojë faljet në ngrehinën historike, rikthimi i së cilës në xhami, pasi iu hoq ky status nën Ataturkun, ka ngjallur shumë reagime.

Ferruh Mustuer është hafëz Kur’ani, pra zotërues përmendësh i Librit të Shenjtë.

Nuk dihet nëse në kriteret e përzgjedhjes për të qenë ai, me origjinë boshnjake, është marrë në konsideratë pikërisht nga nacionaliteti tij, një lloj mesazhi për Ballkanin ku përplasen shumë interesa.

Siç është caktuar, rihapja e Shën Sofisë si xhami do jetë ditën e premten, të xhumanë pra, festa javore e muslimanëve.

Ajo shërbeu si kishë për shumë shekuj, më vonë si xhami, pas pushtimit turk të Kostandinopojës, e më pas si muze për dekada.

Si kujtesë, Gjykata Supreme e Turqisë anuloi vendimin e qeverisë së vitit viti 1934, i cili e ktheu xhaminë Hagia Sophia në një muze.

Artikulli i mëparshëmStudimi Italian: Covid ‘vdes’ brenda pak sekondash nga rrezet ultraviolet! Llampat UV vrasin infeksionin në ambientet e mbyllura
Artikulli i radhësKandidate për Gjykatën e Lartë/ ILDKPI, dyshime të forta mbi pasurinë e Alma Hickës