SHBA, Britania e Madhe dhe Kanadaja akuzuan sot Rusinë se po tenton të vjedhë vaksinën e koronavirusit të ri.
Sipas Daily Mail, këto tre shtete thonë se Rusia po ndërmerr sulme kibernetike ndaj organizatave mjekësore dhe universiteteve që po merren me kërkimet për vaksinën.
Deklarata bombastike pretendon se grupi i hakerave APT29 operon si pjesë e Shërbimeve të Inteligjencës Ruse.
Në deklaratë thuhet se Kremlini ka dhënë dritën jeshile për këtë aktivitet të paligjshëm.
Tre shtetet besojnë se qëllimi i Rusisë është që të vjedhë pronë intelektuale në mënyrë që Moska të prodhojë një vaksinë e para, ose të paktën në të njëjtën kohë me SHBA, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe.
Deklarata pritet të provokojë një furtunë reagimesh.