Van Dijk, pas humbjes ndaj Arsenalit: Morëm atë që merituam…

0

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, insistoi se skuadra e tij pësoi disfatë me meritë kundër Arsenalit, që i dha fund shpresës së “Reds” për të vendosur rekordin e 100 pikëve në Premier League.

“Ne u dhuruam golat. Deri te goli i tyre i parë, ne e dominuam plotësisht lojën”, ka thënë Van Dijk.

“Por, pastaj i dhamë mundësi që të shënonin dy gola dhe është e vështirë të përmbysësh rezultatin. E morëm atë që e merituam”.

“Deri në atë moment, nuk shkoi asgjë gabim, luajtëm shumë mirë përveç disa gabimeve”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Ronaldos nuk i mbajnë më nervat, shikoni ndërhyrjen e ashpër ndaj kundërshtarit
Artikulli i radhësStudimi Italian: Covid ‘vdes’ brenda pak sekondash nga rrezet ultraviolet! Llampat UV vrasin infeksionin në ambientet e mbyllura